25.6 C
Pogradec
26.1 C
Korçë
25.9 C
Bilisht
25.6 C
Ersekë
25.2 C
Maliq
26.4 C
Liqenas
Saturday, July 4, 2026

Korçë/ Shkenca rikthehet në Prespë, pas dy dekadash, studiues nga tre shtete bashkohen për shpëtimin e liqeneve…

- Advertisement -

Në qytetin e Korçës, në ambientet e Universitetit “Fan Noli”, zhvillohet Simpoziumi i Tretë Shkencor për Liqenet e Prespës, duke rikthyer pas më shumë se 20 vitesh një traditë të rëndësishme të bashkëpunimit shkencor për mbrojtjen e njërës prej zonave më të vyera natyrore në Ballkan. Aktiviteti përkon me Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave dhe ka mbledhur për tri ditë studiues, ekspertë dhe akademikë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim për gjendjen aktuale të liqeneve të Prespës dhe sfidat që ato po përballen për shkak të ndryshimeve klimatike dhe presionit njerëzor.

Simpoziumi kthehet pas një ndërprerjeje të gjatë kohore, duke ndjekur traditën e dy konferencave të para shkencore të zhvilluara në vitin 1997, që hapën rrugën për shpalljen e Parkut Kombëtar të Prespës dhe më pas për krijimin e parkut ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Gjatë punimeve të simpoziumit, studiuesit do të prezantojnë studime të detajuara mbi biodiversitetin, hidrologjinë, cilësinë e ujërave dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në ekosistemin e liqeneve.

Në fokus të diskutimeve është edhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërkufitar, pasi liqenet e Prespës ndahen nga tri shtete dhe problemet e tyre nuk mund të trajtohen në mënyrë të ndarë. Eksperti grek Giorgos Katsadorakis vlerësoi organizimin e kësaj konference, duke theksuar se ajo duhej të ishte mbajtur prej vitesh, për shkak të situatës shqetësuese që po kalojnë liqenet.

Arjan Merolli, ekspert i mjedisit, vlerëson se Prespa përbën një nga ekosistemet më unike në Europë dhe se ruajtja e saj ka një rëndësi strategjike jo vetëm për zonën, por edhe për ekosisteme të tjera të lidhura me të, si liqeni i Ohrit.

Simpoziumi Shkencor i Liqeneve të Prespës synon të krijojë një platformë të përbashkët bashkëpunimi mes shkencës, institucioneve dhe komunitetit lokal, për të garantuar ruajtjen afatgjatë të një zone me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe një zhvillim të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit