5.1 C
Pogradec
5.4 C
Korçë
5.6 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Friday, January 30, 2026

Pas tre ditësh bllokadë, hapen pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut…

- Advertisement -

Pas tre ditësh bllokade, për shkak të protestës së kamionistëve maqedonas, nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme nis zhbllokimi i plotë i pikës kufitare të Qafë Thanës dhe i të gjitha pikave të tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bllokada u organizua nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve në 10 pika kufitare, në kundërshtim të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen.

Zgjidhja erdhi pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian, i cili do të lëshojë viza për transportuesit. Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se Brukseli ka pranuar kërkesat dhe do të sjellë një strategji të re për shoferët profesionistë.

Megjithatë, transportuesit shprehen se regjimi i vizave është i vjetëruar, por janë të gatshëm ta pranojnë zgjidhjen në mungesë të alternativave.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit