5.1 C
Pogradec
5.4 C
Korçë
5.6 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Friday, January 30, 2026

Vizitë monitoruese pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në kuadër të kërkesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor për sigurinë në gjykata…

- Advertisement -

Bledi Çomo, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale:

“Së pari, ka qenë një kërkesë e KLGJ-së, dërguar Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit për Nismat Qytetare, për sigurinë në gjykata, në bazë të ngjarjes që ndodhi në Gjykatën e Apelit të Tiranës, për të parë në tërësi përmirësimin e kushteve të sigurisë në gjykata.

Pasi kemi bërë disa takime me këto institucione, ne kemi dalë edhe në terren për të parë ambientet e sigurisë në gjykata dhe më pas do të kemi një dëgjesë në komision me të gjitha institucionet e pavarura të sistemit të drejtësisë, përfshirë KLGJ-në, KLP-në, Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe organet e ekzekutivit, për të përmirësuar sigurinë në gjykata, ashtu siç ata kanë pretenduar, qoftë kërkesa që kanë të bëjnë me përmirësimin e legjislacionit për sigurinë në gjykata, por po ashtu edhe me infrastrukturën fizike dhe teknologjike të sigurisë në gjykata.

Gjykata e Korçës është një nga gjykatat më të mira në Shqipëri për këto kushte, me sa pamë sot.

Është një vetëkërkesë e institucioneve të pavarura, pra ishte KLGJ-ja që e kërkoi këtë, ka nisur kërkesën dhe ka njoftuar komisionin dhe ne kemi operuar mbi bazën e kësaj kërkese duke parë disa institucione. Pra, ne nuk po monitorojmë vendimmarrjen e gjykatave, por sigurinë e gjykatave dhe kemi ardhur për të parë disa ambiente, edhe për t’i barazuar të gjitha gjykatat, pasi ka gjykata ku niveli nuk është në të njëjtën situatë me Gjykatën e Korçës. Kjo ishte një gjykatë model se si funksionon puna.

Janë disa gjykata që i monitoron një grup tjetër deputetësh dhe në përfundim do të parashtrohet një raport pranë komisionit, i cili do të vendosë. Kjo lind pasi më vonë, bashkëpunimi në këtë situatë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, ne duhet të jemi sa më të informuar për ato çka do të shtrojmë nesër në tryezën e komisionit.

Propozimet janë të të gjithë spektrit: bëhet fjalë për sigurinë fizike, për legjislacionin, infrastrukturën dhe teknologjinë, dhe të gjithë këta komponentë do t’i marrim në konsideratë në një tryezë më të gjerë në komision, ku do të jenë të gjitha palët, të hapura për të diskutuar lidhur me sigurinë në gjykata dhe përmirësimin e ruajtjes sa më të mirë të të gjitha ambienteve të gjyqësorit dhe prokurorive, sepse nuk mund t’i anashkalojmë, pasi janë të të njëjtit funksion dhe drejtim.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit