4 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2.2 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
3 C
Maliq
3.6 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

VKM/ Qeveria miraton ndërtimin e parkut eolik 55 MW në Mollaj të Korçës…

- Advertisement -

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike eolike në njësinë administrative Mollaj, Bashkia Korçë.

Projekti do të realizohet nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ALBPOWER”, “FAVINA” dhe “FAVINA 1” dhe nuk është objekt koncesioni, si dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.

Sipas vendimit të qeverisë, centrali eolik do të ketë një kapacitet të instaluar prej 55 MW, me një tolerancë deri në 5% më pak, në varësi të projektit përfundimtar të zbatimit. Afati për ndërtimin, pajisjen me leje ndërtimi dhe vënien në operim të impiantit është 48 muaj nga hyrja në fuqi e vendimit.

Centrali do të operojë për një periudhë 49-vjeçare dhe do të ndërtohet në territorin e njësisë administrative Mollaj, në Qarkun e Korçës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të ushtrojnë mbikëqyrje periodike çdo tre muaj gjatë ndërtimit dhe operimit të impiantit, për të garantuar përputhshmërinë me projektin dhe standardet teknike.

Sipas VKM, bashkimi i përkohshëm i shoqërive është i detyruar të krijojë një shoqëri për qëllime të veçanta pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, e cila do të merret me ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit eolik. Po ashtu, investitori duhet të dorëzojë një sigurim kontrate në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit