Dorian Potka, i cili prej 13 vitesh ka hapur Akademinë e Arteve Marciale në Korçë, ishte sot i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.
Në qendrën e tij sportive, të cilën e menaxhon bashkë me bashkëshorten, Anxhelën, ushtrohen mbi 100 persona të grupmoshave të ndryshme.
Doriani tregoi se si u kthye nga emigrimi në Greqi dhe vendosi që aftësitë që kishte fituar atje me artet marciale t’i vinte në dispozicion për krijimin e kësaj qendre sportive.
E krijuar në fund të vitit 2013, Akademia e Arteve Marciale në Korçë është bërë si pikë referimi për ushtrimin e këtij sporti nga grupmosha të ndryshme./ata

