Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. P., 40 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi në ambientet e jashtme të spitalit të Korçës, ka fyer dhe goditur në fytyrë për shkak të detyrës, punonjësin e sigurisë, shtetasin Xh. Ç., 33 vjeç, banues në Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

