3.1 C
Pogradec
2.8 C
Korçë
2.2 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
3 C
Maliq
3.6 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

Përmbytjet/ Rruga e fshatit Mesmal të Maliqit e bllokuar, banori: Nuk kalohet as me këmbë

- Advertisement -

Fshati Mesmal, në Bashkinë e Maliqit, prej ditës së djeshme vijon të jetë plotësisht i izoluar, pas çarjes së argjinaturës së një kanali që shërben për shkarkimin e ujërave të një hidrocentrali në këtë zonë.

Situata ka sjellë bllokimin e dhjetëra familjeve dhe mbi 20 ferma, duke e bërë të pamundur lëvizjen në aksin kryesor të fshatit.

Sipas banorëve, rruga është totalisht e pakalueshme për mjetet, ndërsa izolimi po e vështirëson ndjeshëm përditshmërinë e tyre dhe krijon rrezik serioz në rast emergjencash shëndetësore.

Florant Delollari banor i zonës, shprehet se për të dalë nga fshati janë të detyruar të ecin për rreth një orë në këmbë, ndërsa për transport alternativ kanë paguar deri në 4 000 lekë të vjetra për të zbritur në qytetin e Maliqit.Situata konsiderohet kritike, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për hapjen e rrugës dhe rikthimin e aksesit normal në fshat, pas disa ditësh izolim.

Bashkia e Maliqit, veçanërisht në zonat e saj të sipërme, vijon të përballet me probleme të përsëritura të erozionit dhe rrëshqitjeve të dherave në akset rurale. Pas kontaktit me zyrtarë të Bashkisë Maliq, bëhet e ditur se rrëshqitja e dheut në rrugën e Mesmalit, është regjistruar mbrëmjen e djeshme. Ndërsa aktualisht janë dërguar disa mjete për hapjen dhe sistemimin e kësaj rruge, e cila së shpejti do të jetë e aksesushme nga banorët./shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit