17.3 C
Pogradec
17.4 C
Korçë
16.7 C
Bilisht
16.4 C
Ersekë
16.6 C
Maliq
17.5 C
Liqenas
Saturday, May 23, 2026

Çërravë/ Rrezikohet banesa nga rrëshqitjet e dheut, pritet ndërhyrje emergjente…

- Advertisement -

Një banesë në fshatin Çërravë ndodhet nën rrezik serioz nga rrëshqitja e një masivi dheu, i cili është zhvendosur vetëm pak metra mbi objektin e banimit.

Fatmirësisht, zona përreth ka qenë e kultivuar prej vitesh me vreshtari dhe pemtari, çka ka ndikuar në stabilizimin relativ të terrenit dhe ka shmangur, për momentin, pasoja më të rënda apo një fatalitet të mundshëm.

Megjithatë, rreziku mbetet ende prezent, pasi rrëshqitja mund të vijojë në çdo moment. Vetëm pak minuta më parë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës së Bashkisë dhe të Prefekturës, të cilat po vlerësojnë situatën dhe po marrin masa për menaxhimin e rrezikut.

Në banesën e rrezikuar jetojnë dy familje të fisit Kapa, me disa anëtarë, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e evakuimit, nëse situata përkeqësohet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit