17.8 C
Pogradec
18.1 C
Korçë
17.5 C
Bilisht
16.9 C
Ersekë
17.3 C
Maliq
18.2 C
Liqenas
Sunday, May 10, 2026

Korçë/ Procedime penale për vjedhje bagëtish dhe dhunë në familje, nën hetim tre shtetas…

- Advertisement -

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. R., 31 vjeç, dhe për një 17-vjeçar, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 17.09.2025, në qytetin e Korçës, 17-vjeçari ka vjedhur nga stalla e një shtetasi një bagëti të imët, të cilën më pas ia ka shitur shtetasit R. R.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshit të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit