10.3 C
Pogradec
10.6 C
Korçë
10.2 C
Bilisht
9.7 C
Ersekë
9.8 C
Maliq
11 C
Liqenas
Saturday, November 8, 2025

Korçë/ 28-vjeçari në kërkim për mashtrim, i mori para një 27-vjeçareje me premtime të rreme…

- Advertisement -

Në vijim të veprimeve për goditjen e rasteve të mashtrimit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme që dëmtojnë qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe kanë shpallur në kërkim një shtetas të dyshuar për këtë veprimtari.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasi J. M., 28 vjeç, banues në Korçë, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar një shumë parash nga një 27-vjeçare, duke i premtuar kryerjen e një shërbimi që nuk e ka realizuar.

Pas administrimit të provave dhe kallëzimit të bërë nga e dëmtuara, Policia ka nisur menjëherë veprimet procedurale dhe ka shpallur në kërkim të riun, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, e cila po ndjek procedurat për veprime të mëtejshme në kuadër të veprës penale “Mashtrimi”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit