21.2 C
Pogradec
21.1 C
Korçë
21.9 C
Bilisht
18.7 C
Ersekë
20.8 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Tuesday, June 23, 2026

Korçë/ 17-vjeçari ndalohet për vjedhje në dyqan, 26-vjeçari shpallet në kërkim, dy të tjerë procedohen për ndërtim pa leje…

- Advertisement -

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë vijuar punën intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në territor, duke evidentuar dhe goditur dy raste të ndryshme penale, që lidhen me vjedhje dhe ndërtim pa leje.

Në kuadër të këtyre veprimeve, u ndalua me iniciativë një 17-vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi R. M., 26 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 3 nëntor 2025, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan, në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të 26-vjeçarit në kërkim.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në territor, shërbimet e Policisë kanë konstatuar edhe një rast të ndërtimit të paligjshëm. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. B. dhe G. M., të cilët u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje përkatëse nga organet kompetente.

Policia e Korçës thekson se do të vijojë kontrollet dhe veprimet hetimore për të parandaluar e goditur çdo veprimtari të paligjshme, duke siguruar zbatimin e ligjit dhe rendin publik në gjithë qarkun.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit