11.3 C
Pogradec
13.5 C
Korçë
13.7 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
11.7 C
Maliq
13.2 C
Liqenas
Thursday, April 30, 2026

81-vjetori i Çlirimit të Korçës, qyteti përkujton me krenari ditën e Çlirimit…

- Advertisement -

Korça feston 81-vjetorin e Çlirimit

Sot, më 24 Tetor, qyteti i Korçës përkujtoi me krenari 81-vjetorin e ngritjes së flamurit të lirisë, një ditë që shënon një nga faqet më të ndritura të historisë së tij.
Festimet nisën me performancën e bandës së qytetit para sheshot të teatrit “Andon Zako Çajupi” dhe më pas u zhvillua ceremonia solemne ku morën pjesë veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare, personalitete të njohura, zyrtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Në fjalimet e tyre, ata uruan qytetarët e Korçës dhe shprehën mirënjohjen e thellë për dëshmorët që i sollën qytetit dhe vendit lirinë e shumëpritur.
Kjo ditë nuk është vetëm një kapitull në historinë e Korçës, por një simbol i sakrificës, guximit dhe përkushtimit të brezave që luftuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit