14.5 C
Pogradec
16.4 C
Korçë
15.4 C
Bilisht
15.6 C
Ersekë
15.5 C
Maliq
15.4 C
Liqenas
Thursday, April 30, 2026

Policia e Korçës arreston dy persona për dhunë në familje dhe shkelje vendimi gjykate, procedime penale për tre të tjerë…

- Advertisement -

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. L., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;
-N. K., 40 vjeç, banues në fshatin Baban, pasi ka cenuar vendimin e caktuar nga Gjykata, në favor të ish-bashkëshortes së tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuesit të saj.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-F. B., pasi në banesën e saj është konstatuar lidhje e paligjshme e furnizimit me energji elektrike;
-K. K., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 63-vjeçar;
-J. M., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar një shumë lekësh nga disa shtetas, si dhe ka shkuar te banesat e tyre, duke prishur qetësinë publike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit