13.4 C
Pogradec
14 C
Korçë
13.7 C
Bilisht
13.2 C
Ersekë
13.1 C
Maliq
14.3 C
Liqenas
Monday, May 18, 2026

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë: Dënojmë aktin e rëndë, bojkotojmë seancat për dy ditë

- Advertisement -

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja, ka reaguar Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Nevzat Tarelli. Në një deklaratë për mediat, Tarelli dënoi me forcë aktin e rëndë të ndodhur në vendin e punës së gjyqtarit dhe shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë bëri të ditur se, në bashkërendim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, është marrë vendimi për bojkot të proceseve gjyqësore në datat 9 dhe 10 tetor. Ky bojkot, sipas tij, është shenjë solidariteti me familjen e gjyqtarit të ndjerë, por edhe një formë proteste për mungesën e sigurisë në gjykatat shqiptare.

Ai theksoi se ngjarje të tilla janë pasojë e një klime të tensionuar ndaj sistemit të drejtësisë dhe e zvarritjes së gjatë të proceseve, që kanë ndikuar në perceptimin negativ të publikut. Tarelli nënvizoi se siguria e gjyqtarëve nuk duhet të kufizohet vetëm brenda institucioneve, por duhet të shtrihet edhe në jetën e tyre publike, përmes rritjes së respektit dhe autoritetit që shoqëria duhet të ketë ndaj drejtësisë.

Sipas Tarellit vetëm përmes profesionalizmit, etikës dhe pavarësisë së gjyqësorit mund të rikthehet besimi në drejtësi dhe të garantohet siguria e atyre që e përfaqësojnë atë çdo ditë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit