4.7 C
Pogradec
5.9 C
Korçë
5.6 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.7 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Sunday, February 15, 2026

Ndeshje e çmendur në Pogradec mes “armiqve”, Luftëtari del me tre pikë…

- Advertisement -

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë ka nisur sot me emocione të forta dhe surpriza në dy ndeshjet e para të programit. Në orën 14:00, Pogradeci priti Luftëtarin, ndërsa Laçi u përball me Apoloninë.

Në stadiumin e Pogradecit, tifozët përjetuan një ndeshje me ritëm të lartë, përmbysje rezultati dhe dramë deri në minutat e fundit. Luftëtari, megjithëse mysafir, arriti të marrë një fitore të çmuar 3–2, duke shënuar golin vendimtar në fund të takimit.

Golashënuesit e ndeshjes Pogradeci – Luftëtari:

Diamanti 9’ (0–1), Isteri 34’ (0–2), Santi 36’ (1–2), Kazem 53’ (2–2), Nianguila 83’ (2–3) Miqtë e nisën vrullshëm me golin e Diamantit në minutën e 9-të, ndërsa në të 34-ën Isteri dyfishoi shifrat. Reagimi i Pogradecit nuk vonoi, pasi vetëm dy minuta më vonë Santi shkurtoi diferencën dhe ringjalli shpresat e vendasve. Pjesa e dytë solli barazimin me golin e Kazemit në të 53-ën, duke kthyer ndeshjen në një duel të hapur dhe mjaft të luftuar. Por kur dukej se gjithçka do të përfundonte në barazim, Nianguila shënoi në minutën e 83-të, duke i dhënë Luftëtarit tri pikë me shumë peshë.

Rezultati përfundimtar: Pogradeci 2 – 3 Luftëtari

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit