16.4 C
Pogradec
16.4 C
Korçë
16 C
Bilisht
15 C
Ersekë
15.4 C
Maliq
16.9 C
Liqenas
Thursday, June 11, 2026

UEFA Youth League/ Skënderbeu U19 fiton 5-0 kundër Inter d’Escaldes, në turin tjetër përballet me Aston Villan

- Advertisement -

KORÇË – Skuadra e Skënderbeut U19 ka siguruar një kualifikim të merituar në turin e dytë të UEFA Youth League, pasi eliminoi pa vështirësi të mërkurën Inter Club d’Escaldes nga Andorra. Pas fitores historike 10-0 në transfertë, të rinjtë korçarë triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit me shifrat 5-0, duke vulosur kështu një sukses të përgjithshëm 15-0.

Me këtë kualifikim, Skënderbeu U19 fiton të drejtën për t’u përballur me një rival të madh si Aston Villa. Dueli i parë ndaj anglezëve do të luhet më 22 tetor, ndërsa sfida e kthimit është programuar për 5 nëntor.

Korçarët do të kërkojnë të bëjnë historinë edhe në raundin e ardhshëm, duke sfiduar një nga akademitë më të njohura të futbollit europian.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit