Korçë – Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar sot në lagjen nr. 18 të Korçës. Policia bën me dije se një grua ka plagosur lehtë në kokë bashkëshortin e saj duke e goditur me pjatë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se gruaja ka ushtruar dhunë të përsëritur ndaj bashkëshortit edhe më herët. Pas ngjarjes, ajo u shoqërua menjëherë në komisariat, ndërsa burri, pas trajtimit mjekësor, është lënë i lirë. Procedurat për rastin janë në vijim.

