8.5 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
7.8 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Monday, May 18, 2026

Korçë/ Nis hetimi për tre persona! Administratorja e një biznesi përmbyt “fqinjët” dhe…

- Advertisement -

Një administratore biznesi në Korçë është proceduar penalisht pasi nga pakujdesia la hapur një rubinet uji, duke shkaktuar dëme në një biznes ngjitur.

Ndërkohë, një 62-vjeçar nga fshati Turan ndezi zjarr pa kujdes, duke djegur një sipërfaqe me bimësi.

Në aksin rrugor “Maliq–Korçë”, policia bllokoi një mjet që transportonte 18 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Shoferi, një 32-vjeçar nga Lozhani, do të përballet me akuzat për shkelje të ligjit mbi pyjet.

Komunikata e policisë:
Janë proceduar: “Xh. E., 36 vjeçe, administratore biznesi, pasi nga pakujdesia ka lënë hapur një rubinet uji… K. H., 32 vjeç, banues në Lozhan, pasi në aksin rrugor ‘Maliq-Korçë’ është kapur duke transportuar 18 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin… J. M., 62 vjeç, banues në Turan, pasi nga pakujdesia ka ndezur zjarr, duke u djegur një sipërfaqe toke me bimësi.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit