18.9 C
Pogradec
17.5 C
Korçë
17.8 C
Bilisht
16.4 C
Ersekë
16.7 C
Maliq
19.3 C
Liqenas
Friday, June 19, 2026

Tradita e ëmbëlsirave në qendër të vëmendjes për të 18-tin vit radhazi në Maliq…

- Advertisement -

Për të 18-tin vit radhazi në qytetin e Maliqit u zhvillua Panairi i ëmbëlsirave, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë, që mbledh së bashku amvisat e zonës, fermerët, blegtorët dhe bletërritës.
Stendat e mbushura me ëmbëlsira të larmishme dhe gatime tradicionale u bënë atraksioni kryesor i panairit, ku vizitorët patën mundësinë të shijonin produktet e përgatitura me mjeshtëri nga amvisat pjesëmarrëse.
Krahas tyre, nuk munguan as prodhimet e freskëta të fermerëve dhe produktet e bletarisë, duke e pasuruar edhe më shumë aktivitetin.

Organizuar nga Bashkia Maliq,aktiviteti ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendase dhe krijimin e hapësirave për tregtimin e tyre.

Viti pas viti,kjo festë po pasurohet me elementë të rinj, duke u shndërruar jo vetëm në një aktivitet lokal por edhe në një atraksion që synon të tërheqë vizitorë nga qytete të tjera të vendit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit