23 C
Pogradec
23.4 C
Korçë
22.9 C
Bilisht
23.4 C
Ersekë
22.8 C
Maliq
23.5 C
Liqenas
Thursday, June 18, 2026

U rrëzua nga motorri dhe po merr mjekim tek “Trauma”, policia procedon 18-vjeçarin…

- Advertisement -

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional “Korçë-Pogradec”, ku një i ri 18-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është aksidentuar rëndë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Gështenjas, ndërsa i riu, me inicialet B. R., është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, materialet u referuan në Prokurori dhe ndaj të riut ka nisur procedimi penal.

Deklarata e plotë e Policisë:

B. R., 18 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pasi në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.”*

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit