Dy politikanë me origjinë nga Pogradeci, Erald Kapri dhe Bledi Çomo, do të jenë pjesë e legjislaturës së re parlamentare, ndonëse të zgjedhur në rrethana të ndryshme politike.
Kapri, gazetar dhe pedagog, siguroi mandatin në listën e Tiranës me Partinë e Mundësia. Ndërsa Çomo, jurist u zgjodh deputet i qarkut Korçë në listën e Partisë Socialiste, me mbi 9 mijë vota.
Ndërkohë, Partia Demokratike në Pogradec mbeti pa përfaqësim, duke hapur diskutimin për mënyrën se si do të mbrohen interesat e qytetit nga opozita në Kuvend. Infrastrukturat, turizmi dhe shërbimet publike janë disa nga çështjet kryesore që kërkojnë zë në nivel qendror.
Një tjetër pyetje që lind është nëse dy Pogradecar në krahe të kundërt do të rënojnë hegjemoninë e Niko Peleshit në Pogradec, i cili prej vitesh shihet si figura dominuese politike e zonës apo do të mbetet e pandryshuar.
Mbetet për t’u parë nëse dy deputetët e rinj do të arrijnë të jenë aktivë në mbrojtjen e interesave të qytetit të tyre dhe nëse do të ndikojnë në ndryshimin e ekuilibrave politikë në Pogradec.