7.6 C
Pogradec
6.9 C
Korçë
6.2 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
6.1 C
Maliq
7.4 C
Liqenas
Saturday, May 2, 2026

Rreth 5000 turistë vizituan Linin gjatë periudhës Janar-Korrik, zbulimet arkeologjike dhe bukuritë natyrore po e kthejnë në destinacion unik…

- Advertisement -

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, vetëm 22 kilometra larg Pogradecit, po tërheq çdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Zbulimet e fundit arkeologjike, ku fshati konsiderohet si vendbanimi palafit më i hershëm në Europë, e kanë kthyer atë në një destinacion unik turistik dhe kulturor. Vetëm gjatë këtij viti, Bazilika Paleokristiane e Linit është vizituar nga mbi 5000 turistë, prej të cilëve më shumë se 3200 kanë qenë të huaj.

Ky interes i shtuar është një mundësi e madhe zhvillimi për zonën, ku vitet e fundit janë ngritur edhe bujtina të shumta për të mirëpritur vizitorët.
sinkron
Lini ofron jo vetëm plazhe të qeta dhe peizazh mahnitës buzë liqenit, por edhe thesare të rralla arkeologjike si mozaikët e shekullit V–VI, që e bëjnë këtë fshat një perlë të vërtetë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit