20.4 C
Pogradec
18.4 C
Korçë
18.9 C
Bilisht
18 C
Ersekë
17.7 C
Maliq
20.4 C
Liqenas
Monday, June 29, 2026

(VIDEO) Lizi Gusho, suprizon në maratonën e notit, fiton dy vende të para…

- Advertisement -

Pogradec/ Një nga yjet e Maratonës së Notit “Agron Ruvina” këtë vit ishte Lizi Gusho, e cila shkëlqeu duke zënë vendin e parë për femra në dy kategori: garën e moshave 14-vjeçare dhe atë të gjatë, me distancë 1750 metra.

Edhe pse jeton jashtë Shqipërisë, Lizi vendosi të bëhet pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm sportiv në Pogradec, duke e kthyer pjesëmarrjen e saj në një histori suksesi të veçantë. Notarja e re tregoi emocione të mëdha pas fitores, duke e konsideruar një përvojë të paharrueshme dhe duke ia dedikuar arritjen e saj motrës dhe familjes, të cilët e kanë mbështetur në çdo hap.

Me stilin dhe vullnetin e saj, Lizi Gusho tregoi se Maratona e Notit “Agron Ruvina” është jo vetëm një aktivitet sportiv, por edhe një urë që bashkon sportistë shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit, duke dëshmuar se tradita e notit në Pogradec po frymëzon brezat e rinj.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit