Policia e Pogradecit ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për dy shtetas, pas një konflikti të ndodhur në qytet.
Sipas njoftimit zyrtar:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. D., 51 vjeç, dhe O. Xh., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se 51-vjeçari ka goditur me grushte një 60-vjeçar, për motive të dobëta, ndërsa 39-vjeçari është kapur afër banesës së 60-vjeçarit, me një shkop bejsbolli.”
Materialet e çështjes i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme ligjore.

