Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
E. M., 55 vjeçe, banuese në fshatin Ravonik, pasi në banesën e saj është konstatuar lidhje e paligjshme e furnizimit me ujë;
K. G., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi nuk i ështe bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, për të fikur muzikën që gjenerohej pas orarit të lejuar, në ambientet e lokalit që ai administron;
Y. M., 51 vjeç, banues në fshatin Turan, pasi u kap duke transportuar rreth 18 m³ lëndë drusore, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësin e provës materiale.

