19.8 C
Pogradec
20.4 C
Korçë
19.9 C
Bilisht
18.9 C
Ersekë
19.6 C
Maliq
20.6 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

Plagosja në Dvoran, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 3 persona, një tjetër në hetim të lirë…

- Advertisement -

Dalin para gjykatës 4 personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në Dvoran të Korçës. Gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për 3 prej të arrestuarve, ndërsa për njërin prej tyre u vendos të hetohet në gjendje të lirë. Konkretisht, në masën “detyrim paraqitje” u lanë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet Thanas Paskali.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konkluduar se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit. Këta të fundit, pasi Qiqi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra, reaguan duke e goditur.

Sa i përket masës së sigurisë për autorin e plagosjes, ajo do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, për shkak se autori është duke marrë ende ndihmë mjekësore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit