18 C
Pogradec
18.5 C
Korçë
17.7 C
Bilisht
17.7 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
18.6 C
Liqenas
Wednesday, June 24, 2026

Bllokohet dogana e Goricës, shkak bëhet zjarri nga ana maqedonase…

- Advertisement -

Në afërsi të doganës së Goricës, në zonën e Pustecit, prej disa minutash është bllokuar kalimi i mjeteve për hyrje dhe dalje. Shkak është bërë një vatër zjarri në pjesën maqedonase, në të dy krahët e rrugës, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Në bashkëpunim, dogana shqiptare dhe ajo maqedonase kanë bllokuar kalimin në këtë pikë doganore, deri në një moment të dytë. Zjarri ndodhet në afërsi të territorit shqiptar, ndërsa autoritetet fqinje po ndërhyjnë për ta neutralizuar.

Do të ketë një komunikim të dytë sapo të rifillojë qarkullimi pranë kësaj dogane.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit