13.9 C
Pogradec
14.3 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
13.4 C
Ersekë
13.4 C
Maliq
14.5 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Tentuan të kalonin në Qafë-Thanë me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona nga Sri Lanka…

- Advertisement -

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 3 shtetas nga Sri Lanka.

Sekuestrohen dokumentet.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për goditjen e paligjshmërive, në PKK Qafë Thanë është ushtruar kontroll ndaj 3 shtetasve nga Sri Lanka. Secilit prej tyre ka tentuar të kalojë kufirin me leje për qëndrim në Itali, që dyshohet se është e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç, dhe K. W., 36 vjeç, të tre banues në Sri Lanka, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

✅Më tej, në vijim të punës së shërbimeve të DVKM Korçë, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovicë, Pogradec, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Goricë, duke tentuar të kalonte ilegalisht kufirin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit