Emergjencat Civile
U zhvillua në Bashkinë Korçë takimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile, ku u diskutuan masat për përballimin e emergjencave gjatë verës, me fokus te parandalimi i zjarreve.
Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet vendore, policia dhe organizatat joqeveritare.
U analizuan rastet e vitit të kaluar dhe u përcaktuan detyra konkrete për reagim të shpejtë dhe bashkëpunim efektiv në raste emergjente.
Bashkia Korçë mbetet e angazhuar për sigurinë e çdo qytetari.

