Korçë – Një aksident ka ndodhur në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motomjet.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

