Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec, ka kallëzuar shtetasi M. B., 42 vjeç, banues në Pogradec, se në banesën e tij ka konstatuar dëmtime në xhamin e dritares. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar një predhë e dyshuar arme zjarri. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në Komisariatin e Policisë Korçë, ka kallëzuar shtetasi S. R., 48 vjeç, banues në Korçë, se i kanë vjedhur automjetin e tij, që e kishte parkuar në lagjen nr. 17, Korçë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

