13.7 C
Pogradec
13.4 C
Korçë
12.7 C
Bilisht
12.6 C
Ersekë
12.7 C
Maliq
13.7 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Pogradec/ Numërohen 37 nga 106 kutitë e votimit, PS ruan epërsinë ndaj opozitës së fragmentuar

- Advertisement -

Procesi i numërimit të votave në qytetin e Pogradecit vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri në orët e paradites së sotme janë numëruar 37 nga 106 kuti gjithsej. Të dhënat paraprake tregojnë një pjesëmarrje të konsiderueshme dhe një përqendrim të votës kryesisht mes Partisë Socialiste dhe koalicionit opozitar.

Sipas të dhënave të deritanishme:
• Numri i zgjedhësve në listë: 18,640
• Fletëvotime të marra: 18,025
• Fletëvotime të përdorura: 16,840
• Fletëvotime të papërdorura: 1,185
• Vota të vlefshme: 16,057
• Vota të pavlefshme: 593
• Gjithsej vota në kuti: 16,650

Rezultatet e deritanishme sipas partive dhe koalicioneve:
1. Partia Socialiste – 6,983 vota
2. Koalicioni i Partive Demokratike – Aleanca për Ndryshim – 3,937 vota
3. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi – 551 vota
4. Lëvizja BASHKË – 540 vota
5. Partia Aleanca e Re Shqiptare – 415 vota
6. Partia Socialdemokrate – 259 vota
7. Partia Demokracia Sociale – 146 vota
8. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare – 101 vota
9. Partia Lëvizja e Re – 74 vota
10. Partia Balli Kombëtar Demokrat – 51 vota
11. Koalicioni Euroatlantik – 0 vota

Nga rezultati i deritanishëm dallohet një avantazh i qartë i Partisë Socialiste, e cila kryeson ndjeshëm me afro 7 mijë vota të vlefshme, duke lënë pas opozitën e përçarë në disa subjekte politike. Koalicioni i Partive Demokratike ruan vendin e dytë, ndërsa surpriza vjen nga partitë më të vogla si Aleanca për Barazi dhe Drejtësi, që tejkalon në vota edhe Lëvizjen BASHKË.

Procesi i numërimit pritet të vijojë gjatë ditës, ndërsa mbeten edhe 69 kuti për t’u numëruar. Situata mbetet e hapur për ndryshime, sidomos në garën mes partive të vogla për përfaqësim apo për ndikim në ndarjen përfundimtare të mandateve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit