Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
- R. Q., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 19-vjeçar, për motive të dobëta;
- Dh. K., 61 vjeç dhe S. Dh., 51 vjeçe (motër dhe vëlla), banues në Korçë, pasi kanë cenuar vendimin e Gjykatës, duke mos lejuar motrën e tyre që të hyjë në pronën e saj;

