Pogradec – Aksident në aksin rrugor Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.
Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja që ndodhej në këtë automjet.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga makina, ndërkohë që ajo është dërguar menjëherë në spital për shkak të dëmtimeve të marra.
Raportohet se e dëmtuara nuk paraqet rrezik për jetën.
Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

