Maliq/Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Rruga e varrezave”, është gjetur në kanal, e mbështjellë me qese plastike, 1 armë zjarri e ndryshkur, jofunksionale. Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

