13.6 C
Pogradec
13.7 C
Korçë
13.2 C
Bilisht
12.5 C
Ersekë
12.8 C
Maliq
14.1 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Lehtësohet lëvizja e qytetarëve shqiptarë drejt Maqedonisë së Veriut me 50 euro në vit. Qytetarët: Jemi të kënaqur, tani mund të kalojmë më shpesh…

- Advertisement -

Polica e sigurimit kufitar me Maqedoninë e Veriut, prej datës 1 Prill, ka çmimin e ri. 50 euro për 1 vit do të paguajnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që duan të udhëtojnë në drejtim të shtetit fqinj. Më herët, ata paguanin një tarifë vjetore prej 340 eurosh, por me dallimin që kartoni jeshil ishte i vlefshëm për në gjithë Evropën, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa polica e sigurimit, tashmë e miratuar kundrejt vlerës 50 euro, është e vlefshme vetëm për Maqedoninë.

Përfituesit më të shumtë të vlerës së re janë kryesisht banorët e bashkive Korçë, Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd, të cilët janë frekuentues të shpeshtë të Ohrit dhe Strugës, për qëllime tregtare dhe turistike.

Kalimtarët shprehen të kënaqur me tarifën e re të kartonit jeshil dhe theksojnë se tani mund të kalojnë më shpesh me mjetet e tyre në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Më herët, policat kufitare me çmime të ulëta realizoheshin vetëm me Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa prej 1 Prillit është shtuar edhe Maqedonia e Veriut.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit