Ndryshimet klimatike kanë një ndikim të dukshëm dhe negativ në zhvillimin e kolonive të bletëve, duke penguar riprodhimin e tyre në kohën e duhur.
Në juglindje të vendit, bletërritësit po përballen me vështirësi të shumta për të mbajtur stabilitetin e kolonive, për shkak të ndryshimeve të papritura të temperaturave dhe lagështisë.
Kryetari i Shoqatës së Bletërritësve, Kledian Kosturi, theksoi se kushtet atmosferike të pafavorshme kanë ndikuar në pamundësinë e rigjenerimit të familjeve të bletëve në kohën e duhur, duke i vënë ato në një rrezik të vazhdueshëm.
Sinkron:
Specialistët rekomandojnë që bletërritësit të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e kolonive të bletëve dhe të ndërmarrin masa parandaluese për të shmangur infeksionet që mund të ndodhin si pasojë e lagështisë.
Sinkron:
Sa i përket prodhimit të mjaltit, Kosturi thekson se vitin e kaluar bletërritësit u përballën me një rënie të konsiderueshme të prodhimit, deri në 20%. Për sivjet, ai shton se është ende herët për të dhënë një vlerësim të saktë të prodhimit, por ai është optimist dhe shpreson që gjendja të përmirësohet.

