Shkruan PD, Dega Korçë/ Plas në PS e Korçës, Ilir Pendavinji fut në sherr Xhakollin me Peleshin
Partia Socialiste e Korçës prej ditësh është përfshirë në debate të forta për emrat e listës së hapur të kandidatëve për deputetë, të cilën Niko Peleshi e mbushi me emra anonimë, që të nxjerrë me vota maksimale shokun e idealeve të rinisë dhe jo vetëm, Ilir Pendavinjin.
Duket qartë që gara do jetë e fortë mes Bledi Çomos në Pogradec dhe Ilir Pendavinjit në Korçë, për të cilin Niko Peleshi po i vë zjarrin strukturave të PS.
Mësohet se kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, i cili mbështet Bledi Çomon, i ka vënë kufirin te thana Peleshit, duke i kërkuar të mos e kalojë Qafëpllocën dhe të mos guxojë t’i afrohet Pogradecit për vota.
I zënë ngushtë, Peleshi ka pranuar të tërhiqet nga Pogradeci, duke luajtur me emrat e tjerë të listës, të cilët kanë për detyrë të marrin më pak vota se Pendavinji.
Mësohet se kandidatët e Korçës janë vënë nën presion nga Peleshi, për të mbledhur vota për Pendavinjin, deputetin që nuk i duhet as PS, as Korçës, madje, as dreqit.

