16.4 C
Pogradec
16.1 C
Korçë
15.8 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.9 C
Liqenas
Thursday, June 25, 2026

Pas deklaratës së Niko Peleshit, gazetari korçar i kthehet keq: “Do merrni Noc Rrokun…”

- Advertisement -

Nga: Eduart Bardhushi

Kur e thotë dhe i pari i vendit (Kryeministri), pse të mos e them dhe unë… “NOC RROKUN” do merrni!

Të arrish 7 mandate në Korçë?

Epo, për kaq shumë optimizëm duhet ose të jetosh në një realitet paralel, ose të kesh një sondazh të bërë në kafene nga vetë militantët.

Se po të pyesësh qytetarët, përgjigja është e thjeshtë: edhe 5 janë luks!

PS-ja s’ka hyrë kurrë në garë për barazim? E drejtë, zakonisht hyn ose për ta kaluar me “zorr” opozitën ose për t’u justifikuar me numëruesit.

Por realiteti tregon se Korça nuk është më bastioni i sigurt ku një socialist mund të kalojë rrugën me sytë mbyllur dhe të jetë i sigurt që do të marrë votën.

Dhe opozita e dobët? Po, ky është argumenti i përhershëm. Të gjithë e dinë që opozita është e përçarë, e dobët, e lodhur.

Por ç’të bëjmë, t’ju japim 7 mandate si shpërblim për mungesën e një kundërshtari të denjë?

Apo ndoshta duhet të pranojmë se edhe një opozitë në gjumë arrin të marrë frymë aq sa t’ju prishë planet për fitore absolute?

Pra, le të jemi realistë: nëse merrni 5 mandate, hapni shampanjën! Se për 7, duhet ose një mrekulli, ose një ëndërr shumë e gjatë…

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit