14.2 C
Pogradec
14.5 C
Korçë
14.2 C
Bilisht
13.4 C
Ersekë
13.4 C
Maliq
15 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Më i votuari ne Primaret e PD, flet deputeti Nallbati: Nuk e prisja!

- Advertisement -

Bledjon Nallbati është shprehur se nuk e priste të ishte emri më i votuari në listën e Primarëve të personave që kanë shprehur interes për të qenë kandidat për deputet në radhët e PD-së. Nallbati, u shpreh se politikën nuk e ka parë si mundësi për t’u bërë VIP, por si një mundësi për të ndihmuar njerëzit.

“Nuk e kam parë politikën si mundësi për t’u bërë VIP, por si një mënyrë për të mbështetur njerëzit që më kanë përkrahur. Prisja një rezultat të mirë në Korçë, por nuk e mendoja se do të isha ndër më të votuarit në republikë. Falënderoj të gjithë anëtarët e PD që më besuan,” tha ai në emisionin Kjo Javë. Duke folur për listat e kandidatëve për deputetë, ai tha: “Janë shumë elementë që duhen konsideruar, si angazhimi në parlament, aktiviteti politik, votat e marra në 2021. Kjo është një fazë që pritet me ethe, por do të respektohet procesi dhe kriteret.”/ panorama.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit