13.3 C
Pogradec
13.4 C
Korçë
12.7 C
Bilisht
12.4 C
Ersekë
12.6 C
Maliq
13.6 C
Liqenas
Thursday, May 7, 2026

Niko Peleshi promovon Liqenin e Gramozit që greken e morën me “Google Maps”, por çfarë thonë hartat?

- Advertisement -

Greqia, de-faco, e ka marrë si të sajën Liqenin akullnajor në malin e Gramozit, duke pretenduar se shqiptarët kishin shtyrë më herët piramidat kufitare, teksa i kanë kërkuar “Google” që të ndajë kufirin sipas tyre.

Kjo ngjarje duhet të kishte marrë përmasat e një skandali, sepse siç pretendojnë fqinjët tanë, problemet me kufirin tashmë nuk rezultojnë vetëm në zonën detare. Ata e kanë bërë fakt të kryer “vjedhjen” e liqenit të Gramozit nga shqiptarët dhe përmes institucioneve më të larta, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes kanë nisur rimarrjen e tij. Sakaq, ish ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zgjedh që në Facebook-un e tij të reklamojë si pikë turistike këtë liqen. Ai e quan “Liqeni i Gramozit”, sipas malit ku ndodhet, por kujdeset që të mos përdorë terma “Shqipëri” apo “Shqiptar.

Megjithatë, komentuesit me të drejtë në komente ngrenë pyetje që duan përgjigje.

Çfarë po bën Shqipëria për t’iu përgjigjur akuzave të Greqisë zyrtare? A është në të vërtetë liqeni i Greqisë, apo na përket ne? Kjo çështje kaq delikate duhet të ishte sqaruar publikisht tashmë, nëse Shqipëria ka hartat e saj të ndarjes së kufirit, ato duhet të ishin shfaqur publikisht tashmë jo vetëm për liqenin në fjalë, por që edhe në në ardhmen, Greqia të mos shtyjë më kufirin përmes “Google Maps” me dy apo tre kilometra brenda territorit tonë nga Qafë Bota e deri në Kapshticë./ Prapaskena

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit