13.6 C
Pogradec
13.7 C
Korçë
13.2 C
Bilisht
12.5 C
Ersekë
12.8 C
Maliq
14.1 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit nga Maliqi! Do t’i nënshtrohet autopsisë! Familjarët dyshime për neglizhencë…

- Advertisement -

Është zhvarrosur sot trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës në 8 Janar të këtij viti.

Ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore, shoqëruar nga prokurorë të prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin, në prezencë edhe të familjarëve të 12 vjeçarit, kanë zhvarrosur trupin e tij i cili do t’i nënshtrohet autopsisë.

Ekspertët pritet të marrin mostra nga trupi i të miturit të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes. Mjekët e QSUT pretenduan se Leo Sadiku ka ndërruar jetë si pasojë e miokardit akut, ndërsa familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime duke akuzuar mjekët e QSUT për neglizhencë në trajtim.

Fillimisht pas vdekjes së tij, familjarët refuzuan kryerjen e autopsisë por më pas, me nisjen e hetimeve nga prokuroria e Tiranës e cila është kompetente për rastin, organi proccedues vendosi kryerjen e autopsisë.

Reagimet e familjarëve kanë qenë të vazhdueshme, duke protestuar e duke kërkuar që hetimi të bëhet i plotë dhe të përcaktohet shkaku i vdekjes së 12 vjeçarit nga fshati Pocestë i Maliqit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit