11.4 C
Pogradec
11.9 C
Korçë
11.4 C
Bilisht
10.6 C
Ersekë
11 C
Maliq
12.2 C
Liqenas
Friday, May 8, 2026

Korçë/ Peleshi: “Vazhdon me intensitet puna për ndërtimin e Polit të Dijes…”

- Advertisement -

Korçë – Ndërtimi i Polit të Dijes në Universitetin Fan S. Noli po vijon me intensitet, duke sjellë një transformim të rëndësishëm për institucionin dhe komunitetin akademik.

Lajmin e ka bërë të ditur Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi, i cili në një postim në rrjetet sociale thekson se kjo infrastrukturë do ta çojë universitetin në një nivel të ri, duke e bërë atë më konkurrues dhe të lidhur me partnerë ndërkombëtarë.

“Vazhdon me intensitet puna për ndërtimin e Polit të Dijes – një infrastrukturë që do ta çojë Universitetin Fan S. Noli në një nivel të ri. Programet e përbashkëta inovative me partnerë ndërkombëtarë, afrimi i pedagogëve nga diaspora, ngritja e qendrave të kërkimit shkencor në bashkëpunim me sipërmarrjen në fusha me interes për zhvillimin, tashmë janë në planin e ri të punës së Universitetit tonë. Shenjat e para të drejtimit të ri të Universitetit janë shumë pozitive. E ardhmja e Universitetit është e ardhmja e Korçës”, shkruan Peleshi.

Ky projekt synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës akademike, por edhe forcimin e lidhjes mes kërkimit shkencor dhe tregut të punës, duke e kthyer universitetin në një qendër të rëndësishme inovacioni dhe zhvillimi për rajonin.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit