Kolonjë – Aksident në dalje të urës së Selenicës, dy të lënduar
Një aksident ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re që lidh Ersekën me Korçën. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me betonin anësor.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, të cilët janë një çift bashkëshortësh. Ata janë nxjerrë nga makina me ndihmën e ambulancës dhe janë transportuar drejt Spitalit të Korçës, ku raportohen jashtë rrezikut për jetën. Të dëmtuar janë Emilian Isufi dhe Xhensila Isufi. I riu pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Korçës është dërguar për mjekim më të specializuar në kryeqytet, transporti i tj është kryer me helikopter.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Deklarata zyrtare e Policisë:
Ersekë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh. I., të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

