17.9 C
Pogradec
18.6 C
Korçë
18.3 C
Bilisht
17.6 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
18.9 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Korçë/ “ Një martesë, një divorc, një funeral” komedia që u shfaq 5 net në Teatrin e Korçës…

- Advertisement -

“Një martesë, një divorc, një funeral” ishte komedia satirike që u shfaq për 5 net radhazi në një sallë të mbushur plot në Teatrin e Korçës. Nën regjinë e Rovena Lules dhe me kastin e përbërë nga Olta Daku, Zamira Kita, Egla Ceno dhe Paola Kodra.

Miqësia dhe dashuria mbi gjithçka ka qenë mesazhi kryesor i komedisë, sipas regjisores Rovena Lule, ndërsa eksperienca e vënies në skenë për herë të parë të një shfaqjeje në Korçë duket se ishte një ogur i mbarë, pasi publiku dha një reagim shumë pozitiv.

Aktorja e njohur Olta Daku erdhi në rolin e një gruaje që mendon se i ka të gjitha, por që humbet gjithçka, duke përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm për publikun: atë të vlerësimit të gjërave kryesore në jetë, si shoqëria. E emocionuar, Daku flet edhe për ndjesitë që mori nga publiku korçar.

Zamira Kita dhe Egla Ceno folën më tepër për shfaqjen, e cila, në të pesta netët, duket se ishte një premierë, pasi publiku mbushi sallën e teatrit të Korçës plotësisht.

Komedia, e bazuar më tepër te batutat dhe situatat komike, zgjati për më shumë se 90 minuta, ndërsa ishte e fundit për këtë sezon. Ndërkaq, duartrokitjet

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit