17.9 C
Pogradec
18.6 C
Korçë
18.3 C
Bilisht
17.6 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
18.9 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Dueli me Laçin, Gjoka: Skërbeu im të shfrytëzojë momentin e mirë!

- Advertisement -

Korçarët do të përpiqen të shfrytëzojnë momentin pozitiv që po kalojnë dhe do të kërkojnë fitoren medoemos për të shpresuar te mbijetesa. Fitorja në Kupë me Dinamon në transfertë ka rritur ndjeshëm entuziazmin te Skënderbeu, që po prodhon lojë dhe po merr rezultate të mira, ndaj dhe në Korçë shpresojnë të vazhdohet me këtë ritëm.

Trajneri Ernest Gjoka në konferencën shtypi deklaroi se është një moment që duhet shfrytëzuar, edhe pse vlerëson maksimalisht Laçin. Ai bën apel që skuadra të ketë kujdes dhe të marrë 3 pikët.

Gjoka, fitorja e fundit në Kupë a ka sjellë një frymë tjetër tek ekipi korçar?

Skuadra është përgjigjur mirë në dy ndeshjet e fundit dhe kjo për ne është një tregues pozitiv se mund të bëjmë më shumë. Jemi të fokusuar të gjithë që të lëmë pas problematikat që kemi pasur në javët e fundit dhe të bëjmë më të mirën në ndeshjet që kemi përpara. Sigurisht që na del për detyrë të mendojmë për të marrë sa më shumë pikë që të ndryshojmë pozicionin tonë në renditje. Faktikisht, në javën e fundit mund të them se kemi bërë mirë në pjesën më të madhe. E kam fjalën për dy ndeshjet me Dinamon, ku kemi marrë rezultate pozitive, duke treguar edhe lojë të mirë. Ndoshta me pak më shumë përqendrim do të kishim fituar edhe në kampionat. Jam i mendimit se gjithnjë e më shumë skuadra po sheh me shumë besim të ardhmen.

Sa e vështirë do të jetë përballja me Laçin?

Padyshim që është një ndeshje e vështirë, Laçi është një ekip i fortë që të gjithë lojën e bazon te forca e grupit. Është një skuadër fizike dhe agresive, që ta bën të vështirë ndërtimin e lojës nga poshtë, duke pasur edhe pika të tjera të forta. Mendoj se vështirësia e këtij takimi rritet edhe për faktin se Laçi ashtu si ne kërkon pikë të rëndësishme për të përmirësuar pozicionin në renditje. Këto që thashë e bëjnë këtë ndeshje shumë të vështirë dhe delikate ndaj ne duhet të jemi të përqendruar në maksimum për të marrë atë që kërkojmë nga ky takim, duke parë vetëm objektivin tonë.

A jeni i kënaqur nga mënyra sesi drejtuesit kanë lëvizur në merkato? 

Jam i kënaqur dhe këtë e them me bindje. Jam i kënaqur, pasi kemi mundur të afrojmë disa lojtarë cilësorë në gjykimin tim dhe me eksperiencë për të ndihmuar ekipin. Nga ana tjetër mund të them se këto afrime kanë nevojë edhe për kohën e tyre për t’u përshtatur me ambientin dhe me objektivat e klubit. Kjo do të jetë e nevojshme për ata që të japin maksimumin./ panorama.sport

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit