Rilindja dhe sindroma e “ariut të cirkut”!
Nga: Irvin Bode
Kori Lira bën koncert në Selanik!
I çuan dhe i sollën brenda ditës.
I çuan të jepnin një shfaqje për interesat e tyre elektorale.
Korin që mban titullin “nderi i kombit” e trajtuan si një grup ahengxhinjsh dasmash.
Nuk çuditem fare! Nuk pres nga autoritetet lokale ta trajtojnë me respekt këtë vlerë mbarëkombëtare.
Nuk çuditem që kur vetë titullari i bashkisë vihej të kërcente në publik si “ari cirku” gjatë fushatës së tij për zgjedhjet lokale.
Por për fat të keq, edhe këto “risi” që na servir sot rilindja dhe që shkaktuan reagim nga plot qytetarë të indinjuar, do të kalojnë si shumë të tjera akoma dhe më të rënda.
Si vjedhjet kolosale dhe abuzimet masive me pushtetin, si ato shishet me verë 33-mijëshe.
“Si stuhia në gotë” nëse do të përdor shprehjet e udhëheqësit shpirtëror të rilindasve në qytet.
Nuk pres nga këta të trajtojnë me respekt vlerat kombëtare sepse, respektin, nuk e dinë as ku e ka shtëpinë.
Di të them vetëm që, nëse keni qejf, kërceni vetë si “ariu në cirk” sa të lodheni dhe të djersini ama, vlerat e vërteta të kombit, që na përkasin të gjithëve, as mos merrni guximin ti përdorni për ahengjet tuaja.
Larg duart !!!

