8.9 C
Pogradec
9.3 C
Korçë
8.3 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Friday, May 1, 2026

Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, banorët thirrje institucioneve: Merrni masa!

- Advertisement -

Fshatrat Pojan dhe Orman, në Bashkinë Maliq, po përballen me një situatë alarmante për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane në lumin Devoll. Kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek banorët, të cilët theksojnë ndikimin negativ që ka kjo ndotje për mjedisin dhe shëndetin e tyre.

Banorët thonë se mbetjet hidhen pa kriter në shtatin e lumit si pasojë e papërgjegjshmërisë së vetë banorëve të zonës, por edhe nga neglizhenca institucionale.

“Këtu hidhen shumë mbeturinat, makina e pastrimit këtu i hedh të gjitha mbeturinat në kanal. Mbeturinave të fshatit t’ua gjejnë vendin nga gropat e malit, i hedhin këtu për kollaj. Komuna, mbush makinën me mbeturina dhe i hedhin këtu, i kanë rënë hiles dhe i kanë pastruar. Gjithë mbeturinat shkojnë në detin Adriatik. Kur bllokohet rruga, i shtyjnë me ruspë në kanal. Kemi bërë ankesë, do ta bëjmë sot do ta bëjmë nesër na kanë thënë”, deklaron njëri prej banorëve.

“Nuk e di si nuk kemi marrë sëmundje. Është shumë problem. Komuna duhet të marrë masa. Nëse sjell pastrim dhe kosha, njerëzit do të civilizohen. E kemi disi dhe vetë fajin. Derdhen dhe ujërat e zeza, vetë banorët ka nxjerrë kanalizimet. Dhe kanalizimet që po bën komuna besoj në lumë do derdhen”, ankohet një tjetër banor.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që të marrin masa më drastike për të ndaluar hedhjen e plehrave në lumin Devoll.

Burimi: Balkan Web

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit