18.6 C
Pogradec
19.1 C
Korçë
18.5 C
Bilisht
18.3 C
Ersekë
18.4 C
Maliq
19.3 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Korçë/ 26 vjeçari u plagos me thikë në qafë, bie në koma, policia shpall në kërkim autorin

- Advertisement -

Teksti i korrigjuar:

Detaje të reja nga plagosja e 26-vjeçarit Kostandin Ziu:

Mësohet nga grupi hetimor se konflikti mund të ketë nisur mes të plagosurit dhe autorit, me inicialet J.R., në prani edhe të një vajze.

Policia dyshon se autori është larguar nga vendngjarja së bashku me vajzën, duke përdorur një mjet tjetër, ndërkohë që në vendngjarje kanë lënë një makinë me qira, e cila ishte përdorur më herët nga autori.

Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të autorit që nga momenti i identifikimit, ndërsa për ngjarjen janë marrë në pyetje dhjetëra persona që mund të kenë qenë dëshmitarë në momentin e plagosjes.

Sa i përket të plagosurit, sipas bluzave të bardha në Spitalin e Tiranës, 26-vjeçari ka rënë në koma.

Kostandin Ziu kishte dy javë që kishte dalë nga burgu i Peqinit, ku vuante dënimin për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Lidhur me motivin e ngjarjes, aktualisht nuk është përcaktuar shkaku, ndërsa policia po heton disa pista, nga një konflikt banal e deri te një përplasje e mundshme që mund të ketë nisur në burg.

Pritet që në vijim të qartësohen rrethanat e ngjarjes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit