Skënderbeu ka mbyllur javën e 23-të të superligës me barazimin e djeshëm 1-1 në Elbasan ndaj Dinamos, ndërkohë që duhet ta harrojë menjëherë këtë ndeshje, pasi kalendari është i ngjeshur në vazhdim.
Sipas shortit Skënderbeu do të rikthehet të luajë të enjten ndaj të njëjtit kundërshtar, Dinamos. Pikërisht më 6 shkurt 2025 Dinamo-Skënderbeu do të luhet po në Elbasan, por për Kupën e Shqipërisë dhe ndeshja do të startojë në orën 17:00.
Pas ndeshjes së Kupës, Skënderbeu do të rikthehet menjëherë, pasi të hënën e 10 shkurtit do të luajë në shtëpi dhe këtë herë një ndeshje të rëndësishme, pasi për javën e 24-t pret Laçin, kundërshtar direkt në luftë për rënien nga superliga. Ndeshja Skënderbeu- Laçi do të startojë në orën 17:00.
Më pas një tjetër ndeshje zyrtare dhe që është përcaktuar kur do të luhet është ajo e javës së 25-të. Në atë javë Skënderbeut do t’i duhet të udhëtojë në transfertë për të luajtur ndaj Tiranës, ndeshje që mund të luhet në Durrës. Tirana-Skënderbeu do të jetë përballja e 16 shkurtit dhe kjo përballje është planfikuar të startojë në orën 16:30.
Këto janë 3 ndeshjet e ardhshme zyrtare të Skënderbeut, që fillojnë të enjten me Kupën dhe përfundojnë më 16 shkurt, pra në harkun kohor të 10 ditëve 3 ndeshje për bardhekuqtë që janë përqëndruar 100% te kampionati, por përse jo, do të shpresojnë edhe te Kupa.
Më poshtë sjellim 3 ndeshjet zyrtare të radhës për Skënderbeun:
6 shkurt 2025, Ora 17:00 Dinamo-Skënderbeu (Kupa e Shqipërisë)
10 shkurt 2025, Ora 17:00 Skënderbeu-Laçi (Java e 24-t)
16 shkurt 2025, Ora 16:30 Tirana-Skënderbeu (Java e 25-të)

